Zjarri përfshin gjashtë lokale te Tregu i Gjelbër në Prishtinë
Gjashtë lokale në zonën e Tregut të Gjelbër në Prishtinë u përfshinë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas autoriteteve, zjarri shpërtheu rreth orës 05:40, ndërsa zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës u mobilizuan menjëherë për ta vënë situatën nën kontroll. Malë Gashi, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, ka theksuar […]
Gjashtë lokale në zonën e Tregut të Gjelbër në Prishtinë u përfshinë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sipas autoriteteve, zjarri shpërtheu rreth orës 05:40, ndërsa zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës u mobilizuan menjëherë për ta vënë situatën nën kontroll.
Malë Gashi, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, ka theksuar se ekipet e zjarrfikësve u njoftuan në orën 05:45 dhe menjëherë ndërhynë për të shuar zjarrin.
“Me të arritur në vendngjarje, u konstatua se flakët kishin përfshirë gjashtë lokale. Është bërë ndërprerja e përhapjes dhe brenda një kohe të shkurtër zjarri u vu nën kontroll”, ka thënë ai duke shtuar se aktualisht po punohet për eliminimin e plotë të tij.
Ndërkohë, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, konfirmoi se nuk raportohet për persona të lënduar.
“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia, të cilët janë duke u marrë me rastin”, ka theksuar Ahmeti.
Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.















