Zv.kryeministrja Rexhepi: Serbia nuk do të mund ta stagnojë Kosovën

Zëvendëskryeministrja e Kosovës Emilija Rexhepi ka thënë se ajo ka pritur që të nënshkruhet marrëveshja nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Sipas saj, të gjitha pikat kanë qenë të pranueshme.

“Ajo çka është e rëndësishme është që Serbia nuk do të mund ta stagnojë Kosovën”, ka thënë Rexhepi në emisionin “Kallxo Përnime”.

Ndërsa Rexhepi ka shtuar se formimi i Asociacionit, rreth asaj pike të planit, i tërë publiku e ka mitizuar këtë çështje.

“Asnjë Qeveri nuk e ka pranuar këtë, ne e kemi trashëguar këtë problem, jemi duke provuar t’i integrojmë serbët dhe të mos formojmë një republikë serbe brenda Kosovës” – ka thënë Rexhepi.

Bashkimi Evropian ka publikuar tekstin e plotë të propozimit evropian.

Përmbajtjen ekskluzive të këtij dokumenti e kishte siguruar Dukagjini.com më 14 shkurt të vitit 2023.

Në nenin e parë të kësaj marrëveshjeje thuhet se të dyja palët do të njohin reciprokisht dokumentet e tyre përkatëse dhe simbolet kombëtare, duke përfshirë pasaportat, diplomat, targat dhe vulat doganore.

Po ashtu, palët do të zhvillojnë marrëdhënie të mira fqinjësore.

Në këtë marrëveshje thuhet se asnjëra nga të dyja palët nuk mund të përfaqësojë tjetrën në sferën ndërkombëtare ose të veprojë në emër të saj dhe se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Asnjëra palë nuk do të bllokojë, as nuk do të inkurajojë të tjerat të bllokojnë, përparimin e palës tjetër në rrugën e tyre përkatëse në BE bazuar në meritat e tyre.

BE-ja konfirmon tekstin e plotë të propozimit evropian që ishte publikuar nga RTV Dukagjini

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika