15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë për familjet në nevojë

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka miratuar Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike 2026–2027.

Hoti ka njoftuar se përmes këtij programi do të ndahen 15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për familjet që kanë më së shumti nevojë për mbështetje.

Sipas tij, në ditët në vijim do të nënshkruhet vendimi që përcakton kushtet dhe kriteret për përfitim, pas së cilit pritet të hapet edhe thirrja për aplikim.

“15 milionë euro mbështetje. Drejtpërdrejt në faturat e familjeve”, ka shkruar Hoti.

Ai ka theksuar se Kosova ka marrë obligime edhe në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe zbatimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili parasheh krijimin e mekanizmave për identifikimin dhe mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë.

Hoti ka përmendur gjithashtu krijimin dhe mirëmbajtjen e një regjistri funksional të konsumatorëve të cenueshëm.

Në të njëjtin njoftim, ministri Hoti ka uruar Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim institucional në çështjet që lidhen me interesin e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.

 

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika