Roladë mandarine dhe puding vaniljeje

Një kombinim përfekt i shijeve, ëmbëlsirë roladë mandarine dhe puding vaniljeje

Ëmbëlsirë freskuese dhe e lehtë për të gatuar dhe pastaj për të shijuar.

Nëse doni recetë të lehtë, shijshme dhe të shpejtë, ja ku e keni.

Për biskotën:

▪ 5 vezë
▪ 5 lugë sheqer
▪ një qese pluhur pjekjeje
▪ 5 lugë miell

Për mbushjen:

▪ 500 ml qumësht
▪ 1 puding vanilje
▪ 3 lugë miell të butë
▪ 6 lugë sheqer
▪ lëvore e një portokalli ose 1/2 luge ekstrakt
▪ 125 g margarinë

Edhe:

▪ 6-7 mandarina

Përgatitja:

Rrihni vezët dhe sheqerin me mikser dhe më pas shtoni përbërësit e tjerë për të bërë koren. Masën derdhni në një tepsi të madhe katrore të mbështjellë me letër furre dhe piqeni për 15 minuta në furrë të ngrohur më parë në 180 gradë.

Mbështilleni koren e përfunduar të nxehtë në një peshqir kuzhine të lagur, lëreni mënjanë dhe bëni mbushjen. Zieni pudingun, sheqerin dhe miellin në qumësht. Shtoni në të lëvozhgën e portokallit ose ekstraktin e portokallit.

Në masën e ftohur shtoni margarinën dhe përzieni. Përhapeni mbushjen mbi kore dhe rendisni mandarinat e qëruara përgjatë skajeve. Bëni roladë dhe lëreni të ftohen.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika