Edhe dy muaj arrest shtëpiak për ish-policin serb, Dejan Pantiq

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që ish-policit, Dejan Pantiq t’ia vazhdojë edhe një herë masën e arrestit shtëpiak

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj masën e arrestit shtëpiak, ish-policit serb Dejan Pantiq, i cili dyshohet për terrorizëm.

Lajmin për RTV Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

“Më datë 08.03.2023 Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për vazhdimin e masës së Arrestit shtëpiak kundër të pandehurit D.P, ashtu që masa e Arrestit shtëpiak i është vazhduar edhe për 2 (dy) muaj, deri me datë 09.05.2023”, ka deklaruar Gashi.

Gjithashtu, më 4 janar të vitit 2023 Gjykata Themelore e Prishtinës me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës kishte vendosur që t’ia vazhdojë masën e arrestit shtëpiak ish-policit, Pantiq edhe për dy muaj.

Ndërkaq, Pantiq është arrestuar më 12 dhjetor të vitit të 2022, nën dyshimin se kishte sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe Komisionit Zgjedhor në veri të Mitrovicës.

Kujtojmë se pas arrestimit të tij, serbët vendas vendosën barrikada në rrugët që çojnë në vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat lidhin Kosovën me Serbinë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika