Rohde uron Prishtinën për fitimin e ofertës për organizimin e Lojërave Mesdhetare

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar Kosovën pas vendimit që Lojërat Mesdhetare në vitin 2030, të mbahen në Prishtinë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar Kosovën pas vendimit që Lojërat Mesdhetare në vitin 2030, të mbahen në Prishtinë.

Ambasadori Rohde, përmes një postimi në platformën “X”, ka thënë kjo shënon fillimin e një udhëtimi emocionues për organizatorët.

“Urime Prishtinës për fitimin e ofertës për organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030!. Ajo shënon fillimin e një udhëtimi emocionues për organizatorët, i mbushur me punë të palodhur dhe mundësi të bollshme në skenën globale”, ka shkruar ai.

Ansambleja e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare njofton se Kosova do të jetë organizatore e Lojërave Mesdhetare që do të mbahen në vitin 2030.

Lexo dhe: Historike – Kosova organizon Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kandidatura e Kosovës ka marrë 55 vota pro dhe shtatë kundër.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika