Bie bora e parë, qytetarët të shqetësuar me gjendjen e trotuareve

Reshjet e borë kanë vazhduar gjatë gjithë të shtunës duke vështirësuar në kështu komunikacionin në disa pjesë. Megjithatë, Komuna e Prishtinës ka thënë se të gjitha rrugët janë të kalueshme, derisa qytetarët kanë shprehur shqetësimet e tyre për mospastrimin e trotuareve

Reshjet e borës ia kanë bërë edhe më të vështirë rrugën që merr çdo ditë drejt xhamisë.

E për këtë, Xhef Beka shpreh pakënaqësi në mirëmbajtjen e trotuareve.

“Trotuari u ngushtue e rruga u ngarkue tepër. Jemi në rrezik. Trotuarët pa pastrue e ngarkune nonstop rrezik jemi. Nuk interesohet kush për neve sidomos për të moshuarit. Ma mirë mos me kanë gjallë hiç. Komuna u dasht me u interesu për borën në trotuar se në rrugë nuk mundemi me ec. Edhe trotuari pa rregullu vec mos me dal hiç”, ka thënë Xhef Beka.

Megjithatë, ka edhe qytetarë që e arsyetojnë komunën.

“Sot është dita e parë e borës. Nuk po e akuzojmë kërkënd sepse dita e parë ka ra, hala fillimi e të shohim çka po bojnë mandej. Njëherë për njëherë paska borë në trotuar po nashta bohet ma mirë.  Po thojnë që i kanë mjetet, ndoshta bohet ma mirë”, ka deklaruar Ismet Dini.

Drejtori i Shërbimeve Publike në kryeqytet, Ilirik Musliu, ka mohuar se ka rrugë të pakalueshme për qytetarët.

“Komplet kryeqyteti po trajtohet dhe të gjitha ekipet janë në teren. Deri tani të gjitha rrugët dhe hapisrat për këmbësor janë të kalueshme. Gjithçka është nën kontroll dhe e menaxhueshme. Nëse ka ndonjë rast ata të drejtohen në numrat kujdestar të Komunës dhe ekipet intervenojnë menjëherë”, ka thënë drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu.

Reshjet e borës kanë nisur në orët e hershme të mengjesit dhe të njëjtat kanë vazhduar gjatë gjithë ditës.

Për pasojë edhe u vështirësua qarkullimi në komunikacion, ku dy vetura janë aksidentuar në rrugën Gjilan-Prishtinë. Sipas Policisë aty u lënduan tre persona.

Megjithatë, Ministria e Infrastrukturës thotë se të gjitha rrugët që i menaxhon janë të kalueshme.

“Kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të lëvizin me kujdes duke ju përshtatur kushteve të rrugëve, dhe të mos dalin në rrugë pa paisjet e obligueshme për sezonën e dimrit”, ka thënë zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Bora shkaktoi telashe edhe në furnizimin me rrymë të disa rajoneve në vend, ku më të prekurat janë Ferizaj, Prishtina, Mitrovica dhe Prizreni.

“Për shkak të borës që filloi të bie sot herët në mëngjes, e shoqëruar me erëra, janë shkaktuar disa dëme në asetet tona, kryesisht në shtylla dhe në përçues elektrikë. Distriktet më të prekura janë Ferizaj, Prishtina, Mitrovica dhe Prizreni. Ekipet e KEDS-it gjenden në terren dhe po punojnë pandërprerë në mënyrë që ta kthejnë në normalitet gjendjen me furnizim me energji elektrike. KEDS kërkon mirëkuptim nga konsumatorët dhe i siguron që në një afat sa më optimal do të rikthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike”, thuhet në komunikatën e KEDS.

Reshjet e borës, sipas paralajmërimeve, pritet të vazhdojnë edhe ditët në vazhdim.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika