, Kurti ka theksuar se zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik kërkon ndarje të qartë të përgjegjësive dhe bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve dhe bizneseve.

Ai ka thënë se institucionet kanë për detyrë të krijojnë një mjedis të sigurt, sundim të ligjit dhe kushte të barabarta për zhvillim, ndërsa bizneset kontribuojnë përmes investimeve, prodhimit, eksporteve dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

Kurti ka prezantuar edhe disa tregues ekonomikë, duke bërë të ditur se eksportet e mallrave dhe shërbimeve kanë tejkaluar pesë miliardë euro, ndërsa remitencat nga diaspora kanë arritur nivel rekord prej rreth 1.4 miliard euro.

Sipas tij, rritja ekonomike në gjysmën e parë të këtij viti ka qenë 4.7 për qind e Bruto Produktit Vendor (BPV).

Këta tregues, sipas Kurtit, dëshmojnë potencialin e sektorit privat, besimin në investime dhe lidhjen e ekonomisë së Kosovës me diasporën dhe tregjet ndërkombëtare.

"Ekonomia e Kosovës ka vazhduar të tregojë stabilitet të lartë dhe potencial për rritje, edhe përballë sfidave të brendshme me konsolidimin e institucioneve në njërën anë, dhe të pasigurive e tronditjeve globale në anën tjetër. Eksportet tona të mallrave dhe shërbimeve kanë tejkaluar shifrën prej pesë miliardë eurosh, remitencat nga mërgata jonë kanë arritur nivelin rekord prej rreth 1.4 miliard euro, ndërkaq rritja ekonomike në gjysmën e parë të këtij viti ishte 4.7 për qind të Bruto Produktit Vendor. Këta tregues janë dëshmi e vitalitetit të sektorit privat, e besimit në investime dhe e lidhjes së ngushtë që ekonomia jonë ka me mërgatën, por edhe me tregjet ndërkombëtare", ka shkruar Kurti.