Vrasjet në Francë: Gjenden trupat e pesë personave në Meaux, policia kërkon babain

Prokurorët në Francë kanë nisur një hetim për vrasje, pasi trupat e pesë personave u gjetën në një qytezë në verilindje të Parisit

Fotografi e dosjes së kasetës së policisë franceze

Prokurorët në Francë kanë nisur një hetim për vrasje, pasi trupat e pesë personave u gjetën në një qytezë në verilindje të Parisit.

Sipas raportimeve të mediave lokale, viktimat janë një grua dhe katër fëmijët e saj të vegjël, raporton BBC.

Trupat e tyre u gjetën në qytezën Meaux, e cila ndodhet pak më larg se 40 kilometra nga kryeqyteti francez. Prokurori lokal i tha agjencisë AFP se ata u gjetën në një banesë.

Sipas uebfaqes lokale të lajmeve, “Actu17”, e cila raportoi e para për këtë rast, policia është duke e kërkuar babain 33-vjeçar të fëmijëve, i cili ndodhet në arrati.

Prokurori Jean-Baprise Bladier u konfirmoi mediave franceze se shërbimi i policisë gjyqësore në Versajë është duke e hetuar rastin.

Në rajonin e Parisit kohëve të fundit janë regjistruar një varg rastesh me vrasje të fëmijëve.

Në fund të nëntorit, një burrë 41-vjeçar tregoi se si i kishte vrarë tri vajzat e tij, nga mosha 4 deri në 11-vjeçare, dhe u dorëzua në policia. Policia i gjeti ato të vdekura në shtëpinë e burrit në qytezën Alfortville, në juglindje të Parisit.

Në tetor, një polic i vrau tri vajzat e tij para se ta vriste edhe veten në shtëpinë e tij në Vemars.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika