FFK prezanton nesër përzgjedhësin e ri të Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës shumë shpejt pritet ta zyrtarizojë në krye të Kombëtares, trajnerin gjerman Franco Foda

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se nesër (e shtunë) do të bëhet prezantimi i përzgjedhësit të ri të Kosovës, i cili do të jetë gjermani Franco Foda.

Prezantimi i selektorit do të fillojë nga ora 14:00.

Ndryshe, pozita kryesore e  “Dardanëve” ka mbetur e zbrazët pasi nuk iu vazhdua kontrata Primozh Glihës, i cili nuk pati rezultate të mira ndeshjeve të fundit të Kombëtares.

Franco Foda si duket do të jetë trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës në futboll.

Tekniku gjerman ka një karrierë të bujshme, derisa suksesin më të madh e ka me Austrinë, të cilën e udhëhoqi plot pesë vjet në kohën kur kjo kombëtare kishte rezultate të dobëta dhe më të u rikthye në formën e mirë.

Përveç Kombëtares austriake ai ka udhëhequr edhe Gjermaninë U21, derisa të klubet ka punuar Bielefeld, Bayer Leverkuzeni në Gjermani si dhe te Baseli e Strum Graz në Austri. Së fundmi ai ishte pjesë e skuadrës zvicerane e Zurich.

Ai është parë si një zgjedhje e mirë për Kombëtaren e Kosovës, me shpresë se do të arrijë që dardanët t’i kthejë të triumfi pas rezultateve zhgënjyese që kishte në kualifikueset për Kampionatin Evropian.

 

Dështoi të kualifikohet në Euro 2024, Gliha s’do të jetë më trajner i “Dardanëve

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika