Escobar viziton Manastirin e Deçanit, QUINT-i e mirëpret vendimin e Qeverisë

Shtetet e QUINT-it kanë mirëpritur veprimin e qeverisë për tokat përreth manastirit të Deçanit. Atje gjatë ditës, ka qëndruar edhe emisari i ShBA-ve për Ballkanin Përendimor, Gabriel Escobar, ndërkohë në Pejë ka takuar edhe anëtarë të komunitetit serb atje. Pas takimit, ai ka folur edhe për të ardhmen e dialogut dhe marrëveshjes bazike

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar shihet teksa ka mbërritur në Manastirin e Deçanit. 14 mars 2024.

Për t’i kuptuar efektet e rregullores së BQK-së, i derguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka udhëtuar në drejtim të Pejës, ku ka takuar drejtues të organizata joqeveritare të komunitetit serb.

Zyrtari i lartë amerikan, që ka qenë në shoqëri të ambasadorit amerikan Jeff Hovenier, tha se komuniteti serb janë duke vuajtur, e për këtë tha se janë të interesuar të punojnë me qeverinë për të gjetur zgjidhje urgjente.

Përderisa kjo çështje është e ditëve të fundit, Escobar, në një intervistë për një radio lokale në Pejë, foli edhe për planet afatgjate.

“Ende duhet të punojmë fort që të implemetojmë marrëveshjen historike që u arrit në mars të vitit të kaluar. Pra do të vazhdojmë të punojmë, por ndërkohë, mendoj se të gjithë njerëzit në Kosovë, mund të llogarisin në mbështetjen amerikane”, tha emisari i ShBA-së, Gabriel Escobar.

Gjatë qëndrimit në këtë komunë, ai takoi edhe kryetarin Gazmend Muhaxheri.

Escobar e Hovenier në agjendë patën një vizitë në një tjetër lokacion shumë të përmendur këto dy ditë.

Detaje nga vizita e tij në Manastir nuk dha veçse e morri rrugën për Prishtinë ku po e priste Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në ndërkohë, televizioni ka qëndruar gjatë ditës edhe në Komunën e Decanit atje ku ishte thirrur një takim me Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi, por as gjatë të enjtes, kryetari i Komunës se Decanit, Bashkim Ramosaj as kabineti i tij nuk patën vullnetin të flasim për zhvillimet e fundit rreth tokave pranë Manastirit.

Reagimi i vetëm i tyre u bë gjatë së mërkurës, që urdhërin e kryeministrit Kurti e konsideruan një goditje të radhës për komunën e Deçanit.

Por këtë e bënë edhe njëherë së bashku shtetet e QUINT-it, që e quajtën hap në përputhje me aspiratat evropiane dhe euroatlanike.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika