’25 vjetori i masakrës në Pastasellë e Burim’, Kurti merr pjesë në tubimin përkujtimor

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot merr pjesë në tubimin përkujtimor me rastin e 25-vjetorit të masakrës në Pastasel të Rahovecit dhe në fshatin Burim të Malishevës

Kryeministri i Kosovës ALbin Kurti. Foto Betty Laura Zapata/Bloomberg.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti të dielën e 31 marsit do të marrë pjesë në tubimin përkujtimor në shënim të 25-vjetorit të masakrës në Pastasellë të Rahovecit dhe në Burim të Malishevës.

Tubimi do të mbahet në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në Pastasellë nga ora 11:00.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në tubimin përkujtimor në shënim të 25-vjetorit të masakrës në Pastasellë, në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në Pastasel, Rahovec’, thuhet në njoftim.

Poashtu, sot mbushen 25 vjet nga masakra e forcave serbe në Burim, ku u vranë dhe u masakruan 42 civilë shqiptarë.

Kurti gjithashtu do të bëjë homazhe në përkujtim të civilëve të vrarë në masakrën e Burimit të Malishevës me fillim nga ora 12:30.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika