Hoti: Kur Kosova koordinohet me aleatët, anëtarësohet dhe nuk kushtëzohet

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, duke përmendur “kushtëzimin” që po i bëhen Kosovës për t’u bërë pjesë e organizatës ndërkombëtare, Këshilli i Evropës

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

“Kur Kosova koordinohet me aleatët, anëtarësohet, nuk kushtëzohet”.

Kështu është shprehur deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, teksa ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, duke përmendur “kushtëzimin” që po i bëhen Kosovës për t’u bërë pjesë e organizatës ndërkombëtare, Këshilli i Evropës.

Ai ka përmendur organizatat në të cilat është anëtarësuar Kosova ndër vite.

“Council of Europe Development Bank – qershor 2013, Council of Europe Venice Commission – qershor 2014, Organisation internationale de la Francophonie – nëntor 2014 (vëzhgues), South-East European Cooperation Process – maj 2015, European Qualifications Frameëork Advisory Group – dhjetor 2015, International Amateur Radio Union – dhjetor 2015, Permanent Court of Arbitration – janar 2016, European Federation of Journalists – janar 2016, International Consumer Protection and Enforcement Netëork – prill 2016, Association of Central and Eastern European Election Officials – shtator 2016, Egmont Group of Financial Intelligence Units – shkurt 2017, International Federation of Arts Councils and Culture Agencies – shkurt 2017, World Customs Organization – mars 2017, Bureau of International Expositions – mars 2017”, shkroi Hoti.

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se Franca dhe Gjermania kanë kërkuar kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Ndërsa, kryeministri Kurti e ka quajtur absurd kushtëzimin e të dyja shteteve që Kosova ta dërgojë draftstatutin e Asociacionit të propozuar nga Bashkimi Evropian në Gjykatën Kushtetuese për interpretim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika