Normalizohet qarkullimi në pikat kufitare me Serbinë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se tashmë është normalizuar qarkullimi në pikat kufitare me Serbinë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se tashmë është normalizuar qarkullimi në pikat kufitare me Serbinë pas njoftimit të djeshëm që mos përdoren ato për shkak të protestave të paralajmëruara në pjesën e Serbisë.

“Njoftohen të gjithë qytetarët se është normalizuar qarkullimi në PKK me Serbinë. Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim! Nëse keni nevojë për informim shtesë kontaktoni numrat e telefonit në QKMK 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095”, ka njoftuar QKMK.

Sot është mbajtur protesta e paralajmëruar në territorin e Serbisë, afër pikë-kalimit kufitar të Jarinjës.

Lexo më shumë: Rreth 20 protestues mblidhen në territorin e Serbisë afër pikë-kalimit kufitar të Jarinjës

Një numër rreth 20 protestues kanë qëndruar afër pikë-kalimit kufitar të Jarinjës.

Policia e Kosovës ka bërë përgatitjet dhe është pozicionuar në vendkalimin kufitar në Jarinjë, derisa në afërsi të kësaj pike po vazhdon të monitorojë edhe EULEX.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika