Forumi për Integritetin e Informacionit pas miratimit të ligjit për KPM-në: Sulm ndaj lirisë së mediave

Forumi për Integritetin e Informacionit e ka pranuar me shqetësim miratimin në Kuvendin e Kosovës të Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka miratuar ligjin me kuorumin minimal dhe pa prezencën e opozitës në sallë.

Në reagimin e Forumit për Integritetin e Informacionit thuhet se partia në pushtet me anë të miratimit të këtij ligji “shpërfilli shqetësimet dhe rekomandimet e mediave dhe shoqërisë civile, Bashkimit Evropian në Kosovë, Këshillit të Evropës, Ambasadës Gjermane, UNMIK-ut dhe OSBE-së, si dhe raportin e ekspertëve të Këshillit të Evropës” duke theksuar se kjo tregon për mungesën e harmonizimit të ligjit me standardet evropiane.

Ky vendim sipas tyre paraqet një sulm ndaj lirisë së mediave, duke dëmtuar potencialisht rangimin e Kosovës në indeksin e lirisë së mediave.

“Ky vendim paraqet një sulm ndaj lirisë së mediave, duke dëmtuar potencialisht rangimin e Kosovës në indeksin e lirisë së mediave. Forumi i Integritetit të Informacionit kërkon përdorimin e të gjitha masave ligjore dhe kushtetuese për të penguar zbatimin e ligjit”.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka mbrojtur Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, që është miratuar të enjten nga deputetët e Kuvendit, pavarësisht kritikave të faktorit ndërkombëtar.

Ekzekutivi ka thënë se Ligji për KPM-në sjell barazi dhe konkurrencë të shëndoshë në treg.

Në komunikatën e lëshuar nga Qeveria, thuhet se projektligji për KPM-në është miratuar mbi parimet e respektimit të plotë të direktivës AVMS, harmonizimit të këtij Projektligji me legjislacionin në fuqi dhe sigurimit të zbatimit të të drejtave të garantuara e përgjegjësive të mveshura për të gjitha subjektet, nga një organ i pavarur kushtetutës.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika