Hovenier: Sfidat me Qeverinë Kurti kanë ndikuar në cilësinë e marrëdhënieve tona

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës [SHBA], Jeffrey Hovenier, tha se disa “sfida” me qeverinë aktuale të Kurtit kanë ndikuar në cilësinë e marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-ve.

Hovenier këto deklarata i bëri në konferencë për media pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes së grantit afro 35 milionëshe, teksa ka shtuar se përkushtimi i SHBA-së ndaj popullit të Kosovës mbetet po aq i fortë, i hekurt si gjithmonë.

Hovenier bëri thirrje që Qeveria t’i rikthehet dialogut konstruktiv me ShBA-në dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.

“Shumë prej jush keni parë raportin në media për dallimet e tashmë ndërmjet ShBA-ve dhe anëtareve të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare me Qeverinë e Kosovës për disa veprime që janë të udhëhequra me qeverinë e kryeministrit Kurti. Po përballemi me disa sfida me qeverinë e tanishme të Kosovës, të cilat kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit tonë. Ashtu siç zëvendësi i Departamentit të shtetit më herët, qeveria amerikane shpreson se Qeveria e Kosovës do t’i kthehet angazhimit të ngushtë dhe konstruktiv me ShBA-në, BE-në, Nato-n dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë të Kosovës. Por, edhe pse disa fusha të bashkëpunimit me qeverinë e tanishme të Kosovës mbesin më pak pozitive se që do të kishim shpresuar, përkushtimi i SHBA-ve ndaj popullit të Kosovës mbetet po aq i fortë, i hekurt si gjithmonë”, vijoi Hovenier.

Hovenier ka përmendur edhe nisjen e mbështetjes amerikane ndaj Kosovës, qysh 25 vejt më parë. E për marrëveshjen e grantit të nënshkruar sot me vlerë afro 35 milionëshe tha se do të orientohen nga veprimtaritë e programeve që do të përforcojnë edhe më shumë ekonominë e Kosovës.

“Janë bërë 25 vjet që SHBA-ja prej kur kanë filluar së pari këtë mbështetje të popullit të Kosovës dhe gjatë kësaj periudhe kohore, e Qeverisë dhe popullit amerikan ka ndihmuar në mbështetjen e themelimit dhe veprimtaritë efektive të qeverisë lokale dhe të ministrive. Ju ka ndihmuar bizneseve kosovare për t’u zhvilluar dhe të konkuruar me sukses në ekonominë globale, duke përmirësuar prosperitetin e kosovarëve, ka forcuar mediat e pavarura, ka përmirësuar sigurinë energjike dhe shumë të tjera.

Këto fonde të reja do të orientohen nga veprimtaritë e programeve që do të përforcojnë edhe më shumë ekonominë e Kosovës. Do të mbështetim qeverisjen e mirë dhe shërbimet qeveritare më efektive për të gjithë qytetarët e Kosovës, sepse ne mendojmë këto fonde do ta ndihmojnë Kosovën për t’u integruar më mirë në tregje evropiane dhe ndihmon që ajo të përafrohet me institucionet euroantantike siç është Bashkimi Evropian”, vijoi Hovenier.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika