Shtëpia botuese “Dukagjini” me ofertë deri në 50% zbritje në botimet për fëmijë

Panairi i Librit për Fëmijë ka nisur sot në Prishtinë, me shtëpinë botuese “Dukagjini” që ofron zbritje deri në 50% për botimet për fëmijë.

Në Panairin e Librit për Fëmijë në Prishtinë, shtëpia botuese “Dukagjini” prezantohet me ofertë deri në 50% zbritje në botimet për fëmijë.

Aty mund të gjeni lektyrat për klasën e parë, të dytë, të tretë dhe për klasën e katërt, të cilat i kemi shoqëruar me aparaturë didaktike dhe me ilustrime origjinale dhe fjalorth me shpjegime e sqarime të nevojshme.

Përveç librave, në këtë panair ju presin edhe shumë aktivitete, duke filluar nga sot me pikturimin e fytyrave të fëmijëve nga artistja Fjolla Gashi, pastaj, nesër me lojën më të re të shtëpisë botuese “Dukagjini” – DUKË Cards si dhe shpërndarja e çmimeve të konkursit për shkrimin më kreativ dhe ilustrimin më të bukur.

Ekipi i shtëpisë botuese “Dukagjini” ju pret, çdo ditë nga ora nga 10:00-18:00 tek Amfiteatri i sheshit “Zahir Pajaziti”, Prishtinë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika