Abdullahu: Pakënaqësitë do të kthehen në protesta masive nëse Qeveria Kurti vazhdon të mashtrojë

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka thënë se “dështimet e Qeverisë Kurti po krijojnë pakënaqësi” që mund të çojë në protesta masive nëse nuk ndodh një ndryshim pas zgjedhjeve të 9 shkurtit

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu.

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, ka theksuar se marrja e vizave ka zgjatur jetën e Qeverisë Kurti, por pakënaqësitë e grumbulluara nga dështimet e saj gjatë 4-5 viteve të fundit po dalin në rrugët e Evropës.

Në një postim në Facebook, Abdullahu, ka thënë se shumë qytetarë janë larguar nga vendi për një jetë më të mirë, duke lënë pas një situatë të rëndë në Kosovë.

Ai ka paralajmëruar se, nëse qeveria[partia në pushtet] nuk humb në zgjedhjet e 9 shkurtit, pakënaqësitë do të ripërtërihen dhe mund të shndërrohen në protesta masive, duke theksuar nevojën për votën e duhur në kohën e duhur për të ndalur “mashtrimin” dhe për të parandaluar dëme të mëdha.

“Nëse nuk humb me 9 shkurt kjo Qeveri (zot mos e bo) kjo pakënaqësi do të grumbullohet përsëri, larg më revoltuese. Ato lehtë do të kthehen në protesta të mëdha sociale dhe jo vetëm, për ta ndalur mashtrimin të vazhdoj qeverisjen përsëri. Dëmet mund të jenë të mëdha. Prandaj në kohën e duhur votën e duhur. Me 9 shkurt, me kismet, kundër popullizmit”, ka shkruar Abdullahu.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika