Cilat janë lidhjet e drejtueseve të KOSTT-it me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Qeverinë?

Ermal Panduri në emisionin Debat Plus ka thënë se struktura të ndikuara në sektorin energjetik kanë sjellur si pasojë edhe kompani si NOA, që pastaj janë në dijeni për secilin veprim që ndërlidhet me energjinë në shtet, dhe operojnë krejt lehtë për interesa private.

Panri përmes një grafike ka paraqitur edhe lidhjet e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve në KOSTT me qeveritarë, ministra, e njerëz të afërt të Lëvizjes Vetëvendosje.

Gëzim Tosuni, kryesues i Bordit të Drejtorëve në KOSTT, Panduri ka thënë se është nip i BesnikBislimit. Lumnije Aliu, anëtare e Bordit është ish gruaja e ministrit Liburn Aliu. Sead Mujovi anëtarë i bordit i afërt me Zëvendëskrzeministren Emilia Rexhepi.

Shaban Neziri, kreshef ekzekutiv në KOSTT, Panduri ka thënë se është ish-anëtarë i VV-së. Astrit Beqa, menaxher i zyrës ligjore në KSOTT është babai i shefes sëkabinetit të ministres Artane Rizvanolli, Anyla Beqa, ndërsa Drejtori i Operimit të Tregut, Alban Fetahu është mik i ministrit Hekuran Murati dhe përkrahës i VV-së.

Ankandi i parë solar 100 megavatë në tokë publike

Më 12 Maj 2023, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Artane Rizvanolli shpallin ankandin e parë për solarin e parë në Kosovë me kapacitet prej 100 MW.  

Por sherri nisë kur një afat nuk është i mjaftueshëm, madje numri shkon në 4 afate ka thënë Panduri.

Më 29 Nëntor 2023, Anyla Beqa Kelmendi shfaqet në skenë, shefja e kabinetit të Ministres Artane Rizvanolli, ku ia shkruan një email KOSTT-it ku i kërkon, të japin një garanci bankare për kompaninë private që do të fitonte ankandin.

Kjo garanci nga KOSTT-i nuk ishte përmendur në njoftimin fillestar.

Pra, krahas blerjes me çmim të garantuar për 15 vjet, fillimisht u kërkua garanci nga KOSTT-i deri në 9 milionë euro. Por, më vonë kjo u ul. Por çka i shkruante Anyla Beqa Kelmendi KOSTT-it në emër të Ministrisë së Ekonomisë?

https://www.youtube.com/watch?v=00WkZ0VJcng

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika