Laura Fazliu nis me fitore në Kampionatin Botërorin në Budapest

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka nisur me sukses paraqitjen e saj në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest.

Në xhiron e dytë të kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu mposhti polaken Natalia Kropska me Ippon, pas një mbërthimi teknik që e detyroi kundërshtaren të dorëzohej.

Kjo fitore vjen në momentin kur Laura është duke u rikthyer pas një lëndimi, por ajo tregoi vendosmëri dhe qetësi gjatë gjithë duelit, duke rifituar ritmin në mënyrë graduale.

Triumfi ndaj Kropskës e pozicionon Laurën si një ndër pretendentet kryesore për medalje në këtë kategori. Ajo tashmë e ka dëshmuar veten në skenën më të madhe, duke fituar medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika