FIBA nis hetimet për fyerjet ndaj shqiptarëve në Maqedoni të Veriut

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA), ka hapur hetim zyrtar ndaj Federatës së Basketbollit të Maqedonisë së Veriut, pas fyerjeve me përmbajtje nacionaliste që u dëgjuan gjatë ndeshjes kundër Rumanisë, e zhvilluar të shtunën në Kumanovë.

Gjatë ndeshjes tifozët maqedonas kanë përdorur thirrje fyese dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve, duke shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik.

Ngjarja ka nxitur dënime të ashpra nga përfaqësues të ndryshëm politikë, institucionalë dhe shoqërorë, të cilët kanë kërkuar masa konkrete nga autoritetet sportive ndërkombëtare.

FIBA ka konfirmuar se është duke shqyrtuar incidentin dhe do të ndërmarrë masa në përputhje me rregullat disiplinore të organizatës.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika