Sekuestron pajisje teknologjike dhe medikamente me vlerë mbi 20 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, janë zbuluar tri raste të ndara të tentim-importit të mallrave të padeklaruara në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Sipas njoftimit, mallrat janë kapur gjatë kontrolleve rutinë të pasagjerëve në hyrje të territorit doganor të Republikës së Kosovës, përmes pajisjeve moderne të skanimit X-Ray.

Autoritetet doganore kanë identifikuar mallra me vlerë të konsiderueshme, të cilat tentonin të futeshin në vend pa u deklaruar dhe pa dokumentacionin e nevojshëm ligjor.

Në mesin e mallrave të ndaluara përfshiheshin: Pajisje teknologjike, si “Apple 17 Pro dhe Pro Max”, Mac Mini Desktop Computer me M4 chip, kamera MXBRIO WEB për konferenca 4K Ultra HD, altoparlantë Sonos ERA100, dhe disk për ruajtje të të dhënave WD Black 4TB. Medikamente për trajtimin e sëmundjeve të rënda, të cilat janë tentuar të futen në Kosovë pa licenca të vlefshme importi.

Vlera totale e mallrave të sekuestruara vlerësohet të jetë mbi 20 mijë euro, ndërsa ndaj personave të përfshirë janë inicuar procedurat kundërvajtëse të parapara me Kodin Doganor dhe të Akcizave të Republikës së Kosovës.

Mallrat e sekuestruara aktualisht ndodhen nën mbikëqyrje doganore, deri në përfundimin e procedurave ligjore.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika