Dy persona të dyshuar janë ndaluar në komunën e Fushë Kosovës, me vendim të Prokurorit të shtetit, për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Dhënia dhe marrja e ryshfetit në lidhje me votimin’’ .
Siç njofton Prokuroria, gjatë zhvillimit të hetimeve, është sekuestruar një telefon, i cili do të shërbejë si provë në procedurën e mëtejme hetimore, njofton Dukagjini.
Tutje bëhet e ditur se Prokuroria Themelore në Prishtinë do të ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme konform dispozitave ligjore për ndriçimin e plotë të rastit.