Paramount Skydance ka paraqitur një ofertë të re për blerjen e Warner Brothers Discovery, në përpjekje për të mposhtur ofertën konkurruese të Netflix për studiot dhe rrjetet e transmetimit të kompanisë.
Kompania, e mbështetur nga familja miliardere Ellison, njoftoi se po u drejtohet drejtpërdrejt aksionarëve me një ofertë prej 30 dollarësh për aksion, që përfshin blerjen e plotë të gjithë grupit, përfshirë edhe rrjetet tradicionale televizive.
Paramount e cilësoi këtë propozim si një “alternativë superiore” ndaj ofertës së Netflix, duke argumentuar se u jep aksionarëve më shumë para menjëherë dhe ka gjasa më të mëdha të marrë miratimin e rregullatorëve.
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se “mund të ketë problem” me blerjen nga Netflix, duke shprehur shqetësime për çështje konkurruese për shkak të madhësisë së gigandit të transmetimit.
Sipas Paramount, oferta e tyre e vlerëson Warner Brothers Discovery në 108.4 miliardë dollarë, ndërsa propozimi i Netflix kishte vlerësuar studiot dhe rrjetet, përfshirë HBO-në, në rreth 83 miliardë dollarë.