Një i vdekur dhe 300 ndërtesa të shkatërruara nga zjarret në Australi

Të paktën një person ka humbur jetën dhe rreth 300 shtëpi dhe ndërtesa janë shkatërruar nga zjarret masive që kanë përfshirë juglindjen e Australisë.

Zjarret kanë shpërthyer në dhjetëra zona të vendit për disa ditë me radhë, kryesisht në shtetin e Victoria-s, por edhe në New South Wales, duke djegur një sipërfaqe të madhe toke, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Në Victoria është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, ndërsa mijëra zjarrfikës dhe mbi 70 avionë po luftojnë flakët teksa mijëra banorëve u është kërkuar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Autoritetet paralajmërojnë se zjarret, të ushqyera nga temperatura shumë të larta, thatësira dhe erërat e forta, mund të vazhdojnë për disa javë.

Kryeministrja e shtetit Victoria, Jacinta Allan, deklaroi se aktualisht janë aktive 30 vatra zjarri, nga të cilat 10 konsiderohen veçanërisht shqetësuese.

Ajo tha se deri në orën 08:00 të mëngjesit të së dielës (23:00 GMT të së shtunës), ishin djegur rreth 350 mijë hektarë tokë në të gjithë shtetin.

“Zjarret do të vazhdojnë edhe për një kohë dhe jemi ende shumë larg kalimit të më të keqes,” u shpreh Allan për mediat australiane.

“Ka ende zjarre aktive që po kërcënojnë shtëpi dhe prona.”

Policia njoftoi se mbetje njerëzore janë gjetur në fshatin Gobur, pranë qytetit Longwood, rreth 110 kilometra në veri të Melburnit. Viktima ende nuk është identifikuar.

Autoritetet thanë se këto janë zjarret më të rënda në juglindje të Australisë që nga sezoni shkatërrues i viteve 2019–2020.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika