Policia e Kosovёs ka bёrё tё ditur se dy qytetarё kanё dorёzuar shumёn prej 10 mijё e 50 euro nё stacionin policor nё Pejё tё cilat i kishin gjetur nё njё lokal.
Sipas njoftimit policor, mё 10 janar njё qytetar ka raportuar nё Polici se i ka humbur e njёjta shumё e parave, njofton Dukagjini.
“Me datë 10.01.2026, në Stacionin Policor Pejё, ёshtё raportuar nga njё qytetar se nё rrugën ‘Vllёzёrit Gёrvalla’ nё Pejё, nё njё lokal, i ka humbur njё shumё tё hollash nё vlerё prej; dhjetëmijë e pesëdhjetë (10050) euro. Me datёn 13.01.2026, dy qytetar nga Peja, kanё ardhur ne Stacionin Policor nё Pejё, dhe kanё dorёzuar shumёn e tё hollave prej: dhjetëmijë e pesëdhjetë (10050) euro, tё cilat i kishin gjetur nё njё lokal nё rrugën e lartёcekur. Policia ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur tё hollat, i njëjti është ftuar në Stacionin Policor Pejё, dhe pas hetimeve tё nevojshme nё koordinim me prokurorin e Shtetit, nga zyrtarët Policor ju kanё kthyer tё hollat”, thuhet në njoftim.