Starmer u kërkon falje viktimave të Epstein për emërimin e Mandelson dhe ‘besimin në gënjeshtrat e tij’

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer ka kërkuar falje publikisht ndaj viktimave të Jeffrey Epstein për emërimin e Peter Mandelson si ambasador të Britanisë në Shtetet e Bashkuara, duke pranuar se ka besuar gënjeshtrat e tij gjatë procesit të verifikimit.

Në një fjalim para mediave, Starmer tha se viktimat e Epstein kanë përjetuar trauma të mëdha dhe se shumë njerëz me pushtet dështuan t’i mbrojnë ato.

“Unë dua të them më vjen shumë keq – më vjen keq për atë që ju është bërë, më vjen keq që besova gënjeshtrat e Mandelson dhe e emërtoja atë, dhe më vjen keq që kjo histori është bërë publikisht sërish”.

Starmer theksoi se gjatë procesit të verifikimit Mandelson u pyet nëse kishte qëndruar në shtëpinë e Epsteinit pas dënimit të tij dhe nëse kishte pranuar dhurata nga ai, por përgjigjet që ai dha i krijuan përshtypjen se ata “afërsisht nuk njiheshin”.

Starmer tha se me kalimin e kohës u zbulua se kjo nuk ishte e vërtetë dhe se Mandelson i kishte gënjyer, raporton BBC.

Kryeministri shtoi se këtë informacion nuk e dinte plotësisht në momentin e emërimit dhe se kur doli e vërteta ai e largoi Mandelson nga detyra.

Ai shpjegoi se dëshiron të publikojë dokumentet e verifikimit por, për momentin, policia ka kërkuar që të mos publikohen disa prej tyre për të mos dëmtuar hetimet në vazhdim.

Megjithëse Starmer është ndëshkuar politikisht dhe shumë deputetë kanë kërkuar dorëheqjen e tij, ai tha se do të vijojë punën e tij dhe se qeveria po lufton për të përmirësuar vendin.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika