“Kushtetuta me shumë mangësi” për (mos)zgjedhjen e presidentit: A rrezikohet të shkohet në zgjedhje të parakohshme?

Teksa afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit po afrohet, profesori i së drejtës kushtetuese Mazllum Baraliu ka ngritur dilema lidhur me qartësinë e dispozitave kushtetuese për rastin kur presidenti nuk zgjidhet brenda afatit të paraparë.

Në FIVE në TV Dukagjini, Baraliu tha se Kushtetuta e Kosovës përmban disa zgjidhje të mundshme, por sipas tij, ato nuk janë të definuara mjaftueshëm dhe lënë hapësirë për interpretime të ndryshme.

Baraliu theksoi se, ndryshe nga rasti i mandatimit të kryeministrit – ku përcaktohet qartë afati 45-ditor për shpërndarjen e Kuvendit nëse dështon formimi i Qeverisë – në rastin e zgjedhjes së presidentit nuk ekziston një formulim i prerë dhe i drejtpërdrejtë që e detyron vendin të shkojë në zgjedhje të reja.

“Ka disa zgjidhje në Kushtetutë, por nuk janë të definuara sa duhet. Megjithatë ka mundësi të gjendet një zgjidhje edhe nëse nuk zgjedhtë presidenti. Nuk do të duhej të mbetet çështja në këtë vakuum eventual. Ose në dyzime zgjidhjes së kësaj Kushtetute që ka shumë mangësi. Se a është e thënë në mënyrë shprehimisht që a shkohet në zgjedhje a jo. Meqë nuk përmendet afati si të rasti i kryeministrit, nëse nuk mandatohet i pari, e i dyti shkohet në zgjedhje. Thuhet saktësisht se shkohet pas 45 dite. Këtu jo.

Është një dispozitë e nenit 32 të Kushtetutës që thotë që 60 ditë pas mandatimit mund të shkohet, pas të zgjidhet Kuvendi, ne Kuvendin e kemi të zgjedhur. Dhe mund të shkohet në zgjedhje. Janë disa dispozita që nuk janë të definuara sa duhet, ose janë të definuara në mënyra të ndryshme. Njëra e përcakton njëra jo. ajo që duhet të ndodhte që të mos vihemi në situata të tilla. Kjo klasë politike duhet ta dëshmoj vetën, një vit përpara nuk e ka dëshmuar.

Sipas disa interpretimeve po (shkohet në zgjedhje në nuk zgjedhet presidenti i ri nuk zgjedhjet deri më 5 mars) . Po unë mendoj që jo. nuk është e thënë në mënyrë decidive dhe shprehimore në këtë nen. Në qoftë se pas siç thuhet do të duhej një muaj më herët të përfundonte mandati të bëhen të gjitha përgatitjen dhe të bëhet zgjedhja e presidentit. Nuk thotë më tutje se ndodh nëse kjo ndodh”, ka thënë Baraliu.

Mandati pesëvjeçar i presidentes aktuale, Vjosa Osmani, përfundon më 4 prill.

Për të propozuar një kandidat për president nevojiten të paktën 30 nënshkrime deputetësh. Në dy rundet e para të votimit kërkohen 80 vota nga 120 deputetë sa ka Kuvendi, ndërsa në rundin e tretë mjaftojnë 61 vota.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika