Anëtarët e rinj të KQZ-së – Presidentja dërgon shkresat, “topi” te partitë politike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dje u ka dërguar shkresa partive politike duke iu kërkuar t’i dërgojnë propozimet për anëtarët e rinj të KQZ-së meqenëse atyre aktual u skadon mandati. Këtë partitë kanë kohë ta bëjnë brenda javës, e disa tashmë kanë nisur diskutimet. Pavarësisht kësaj, sipas shoqërisë civile kjo procedurë u nis me vonesë.

Një tjetër institucion me rëndësi, pritet që së shpejti të mbes pa mandat të plotë.

Anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, iu skadon mandati edhe një muaj, e tashmë procedura ka nisur.

Partitë politike kanë konfirmuar se dje Presidentja Osmani u është drejtuar me shkresa duke iu kërkuar propozimet dhe se për këtë kanë kohë një javë.

Nga Zyra për Media e Lëvizjes Vetëvendosje thanë për televizionin se ‘emrat do t’i dërgojnë shumë shpejt’, pa treguar se kush janë ata.

“Pas çdo procesi zgjedhor, emërohen anëtarët e KQZ sipas fuqisë politike të subjekteve. Për këtë proces zgjedhor ende nuk është kryer emërimi sepse ka më pak se një muaj që u certifikuan zgjedhjet”.

Nga PDK-ja thanë për Dukagjinin synim i tyre është të ‘propozojmë njerëz të përgjegjshëm dhe kredibilë, por as ata nuk i bënë publike.

“Ende jo. Kërkesën e Presidentes e kemi pranuar dje lidhur me caktimin e emrave të anëtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Sipas kësaj kërkese, është paraparë një afat prej një jave për dërgimin e propozimeve. Sot kanë nisur diskutimet dhe konsultimet brenda strukturave të partisë dhe, brenda këtij afati ligjor, do t’i dërgojmë emrat e kandidatëve që i konsiderojmë më përfaqësues, me integritet profesional dhe me përvojën e nevojshme për ta përfaqësuar denjësisht PDK-në në KQZ. Synimi ynë është që në këtë institucion të rëndësishëm të propozojmë njerëz të përgjegjshëm dhe kredibilë, që kontribuojnë në ruajtjen e standardeve demokratike dhe në integritetin e proceseve zgjedhore në vend”.

Kurse, nga LDK-ja nuk janë përgjigjur për këtë çështje kurse pyetjeve rreth kësaj nuk i janë përgjigjur as nga Zyra e Presidentes Vjosa Osmani.

Nga Instituti Demokratik i Kosovës thonë se procedurat për emërimin e anëtarëve të rinj në KQZ kanë nisur shumë vonë.

“Një proces i tillë është duke u bërë më vonesë dhe është duke u bërë pasi që e ka shpallur dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, gjë që të cilën proces të emërimit është dashur ta bëjë shumë më herët sesa tash”, ka thënë Naim Jakaj nga KDI.

Hulumtuesi i këtij instituti, Naim Jakaj, thotë se subjektet duhet të veprojnë shpejt.

“Partitë politike duhet me nguti që të dërgojnë këta emra sepse ato e dinë personin të cilin duhet ta dërgojnë ose e dërgojnë personin që ka qenë më parë, i cili nuk mund të jetë më shumë sesa tre mandate”, ka shtuar Jakaj.

Në bazë të zgjedhjeve të fundit, Vetëvendosjes dhe PDK-së u takojnë nga dy anëtarë në KQZ, LDK-së një, AAK-së një, si dhe nga një anëtar komunitetit serb dhe atij turk.

 

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika