Forcat izraelite kanë lëshuan sot paralajmërime të tjera “urgjente” për evakuim për banorët në Liban, përfshirë edhe një periferi jugore të Beirutit, që konsiderohen si një bazë e fortë e Hezbollah-ut.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite për gjuhën arabe, Avichay Adraee, lëshoi një paralajmërim evakuimi për shtatë lagje të ndryshme në periferitë jugore të Beirutit. A
i gjithashtu paralajmëroi banorët e një ndërtese në qytetin e Tajros – paralajmërimi i dytë për ditën e sotme.
Kjo vjen pas paralajmërimeve të mëparshme për banorët e Tajros, ku sipas pamjeve të agjencisë së lajmeve Reuters, u pa një shpërthim i madh, gjithashtu, mëngjesin e së mërkurës, një sulm ajror në zonën e Sidonit në jug të Libanit vrau tetë persona dhe plagosi 22 të tjerë, sipas ministrisë së shëndetësisë së Libanit.
Kujtojmë se Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha se Libani nuk përfshihet në marrëveshjen e armëpushimit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, e cila u njoftua të martën.
Pozicioni i Izraelit bie ndesh me deklaratën e kryeministrit të Pakistanit, Shehbaz Sharif, i cili ndihmoi në ndërmjetësimin e marrëveshjes mes SHBA-së dhe Iranit, që tha se marrëveshja përfshinte edhe Libanin.
Sipas përditësimit të fundit të ministrisë së shëndetësisë së Libanit, të paktën 1,530 persona janë vrarë në Liban, përfshirë 130 fëmijë, dhe mijëra të tjerë janë plagosur që nga fillimi i luftës.
Izraeli thotë se marrëveshja e armëpushimit nuk përfshin Libanin