S’ka dakordim për rendin e ditës, PDK: Nuk pati vullnet politik nga VV-ja për rezolutën

Kryesia e Kuvendit të Kosovës nuk ka arritur të dakordohet për rendin e ditës për seancën e së premtes, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që në shqyrtim të futet një rezolutë për mbrojtjen e së kaluarës historike dhe trajtimin e viktimave të luftës.

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se kjo çështje nuk duhet të trajtohet si politike dhe bëri thirrje për unitet të deputetëve në miratimin e një teksti të përbashkët.

“Kryesia e Kuvendit nuk ka arritur që të dakordohet për rendin e ditës, të cilin do ta kemi për shqyrtim deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës në seancën e ditës së premte.

Siç e dini, Partia Demokratike e Kosovës ka proceduar dhe ka protokolluar kërkesën për miratimin e një rezolute të veçantë, e cila për trajtim do të kishte mbrojtjen e të kaluarës sonë historike dhe trajtimin e viktimave të luftës së fundit në Kosovë. Ne, për ne asnjëherë kjo çështje nuk ka qenë politike. Kujtesa nuk është vetëm e kaluara. Kujtesa është identitet. Kujtesa është themeli mbi të cilin ndërtohemi ne si shoqëri, si institucione, si shtet. Ne kemi synuar edhe në seancën e kaluar dhe ne insistojmë edhe sot në kryesinë e Kuvendit, që deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës të ulen për miratimin e një teksti të dakorduar mes grupeve parlamentare, dhe përfaqësuesit tanë në Kuvendin e Republikës së Kosovës do të kontaktojnë tashmë grupet parlamentare për të dhënë këtë iniciativë, në mënyrë që në Kuvend të dalim të bashkuar, dhe një rezolutë të tillë ta votojmë me unanimitet, me solemnitet, dhe ta trajtojmë me seriozitet këtë çështje kombëtare”, tha ajo.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, tha se mungesa e vullnetit politik ka penguar që kjo pikë të përfshihet në rendin e ditës.

“Nuk ka pasë vullnet politik nga përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe si rezultat i kësaj nuk kemi mundë që të vendoset si pikë e parë e rendit të ditës”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Të fundit nga rubrika