Gjermania heton raportimet për një mjet fluturues afër avionit ukrainas në aeroportin e Lajpcigut

Policia gjermane ka nisur një hetim pasi Aeroporti i Lajpcigut/Halles pezulloi përkohësisht punën dhe devijoi fluturimet për shkak të vërejtjes së një mjeti të dyshimtë, i cili po fluturonte në zonë.

“Pak para mesnatës, një mjet i paidentifikuar fluturues u vërejt pranë Aeroportit Lajpcig/Halle, duke i detyruar disa aeroplanë, përfshirë një aeroplan me pasagjerë, të devijoheshin drejt aeroporteve të tjera”, tha Drejtoria e Policisë së Lajpcigut në një deklaratë të publikuar vonë më 4 gusht.

“Një objekt u zbulua gjithashtu në afërsi të pistës jugore dhe fillimisht u ekzaminua nga Policia Federale”, shtoi ajo.

Autoritetet thanë pista veriore e aeroportit rifilloi punën në orët e para të 5 gushtit, por pista jugore mbetet e mbyllur derisa policia vazhdon hetimet.

Autoritetet nuk dhanë hollësi të tjera.

Agjencia Reuters citoi një burim më 5 gusht të ketë thënë se një aeroplan mallrash i kompanisë DHL u përplas në ajër me një mjet të panjohur pak pasi ishte ngritur nga Aeroporti Lajpcig/Halle, duke u detyruar të kryente ulje të menjëhershme dhe të paplanifikuar në Hanover.

Disa media gjermane, përfshirë Bild, raportuan se një dron u gjet në afërsi të një aeroplani ukrainas të mallrave, An-124, në një nga pistat e aeroportit.

Nuk është e qartë nëse ai dron ishte i njëjti me atë të përmendur në raportin për incidentin me aeroplanin e DHL-së, apo bëhej fjalë për një dron tjetër.

Një zyrtar i NATO-s i tha Radios Evropa e Lirë se aleanca ushtarake nuk mund t’i konfirmojë raportimet se një dron ishte parë pranë një aeroplani ukrainas në Aeroportin Lajpcig/Halle.

Zyrtari tha se NATO-ja është në dijeni për deklaratën e Drejtorisë së Policisë së Lajpcigut, por se u takon autoriteteve gjermane të konfirmojnë çdo hollësi lidhur me incidentin.

Aeroporti Lajpcig/Halle është qendër e rëndësishme logjistike për DHL-në, gjigantin ndërkombëtar të transportit të dërgesave me seli në Gjermani.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika