Ka nisur dalja nga ndërtesa e Kuvendit e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa situata jashtë Kuvendit mbetet e tensionuar.
Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, pasi hyrjet e Kuvendit janë bllokuar dhe janë hedhur mjete piroteknike në drejtim të ndërtesës.