Në Zelandën e Re lehtësohen rregullat për vizë pune

Zelanda e Re kërkon më shumë punëtorë, shtetas të huaj, të bashkohen në industri të punës, sepse sipas ministrit të emigracionit Michael Wood, ka mungesë të fuqisë punëtore

Zelanda e Re

Ministri i Emigracionit, Michael Wood, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se qeveria e Zelandës së Re, është duke ndërmarrur hapa për të bërë ndryshime në imigracion.

Wood, ka njoftuar se Zelanda e Re ka dyfishuar numrin e njerëzve që mund të i bashkohen qoftë për pushime apo edhe për punë.

Me këtë rast në Zelandën e Re janë zgjatur vizat në mënyrë që ti mbajnë punëtorët në vend.

Wood ka thënë se: “ Këto ndryshime do të ndihmojnë më shumë biznese të Kivit të plotësojnë vendet e lira të punës dhe do të sigurojnë që ne të mund të vazhdojmë rimëkëmbjen tonë të fortë ekonomike”.

Qeveria po ndërmerr hapa përmes sistemit të rigjallëruar dhe të racionalizuar të imigracionit për të ndihmuar në lehtësimin e mungesave të fuqisë punëtore me të cilat përballen bizneset e Zelandës së Re në një sërë masash të shpallura të dielën e 21 gushtit nga Ministri i Emigracionit Michael Wood.

Masat të cilat do të ndërmirren përfshijnë dhënien e përjashtimeve të pagave mesatare për sektorët thelbësorë përmes marrëveshjeve sektoriale, dyfishimin e përkohshëm të numrave sipas skemës së pushimeve të punës dhe zgjatjen e vizave për të mbajtur fuqinë punëtore tashmë në vend.

Postimi i Michael Wood

Michael Wood, gjithashtu ka thënë se: “Ndërsa bota rimëkëmbet nga COVID-19, mungesa e fuqisë punëtore vazhdon të jetë një simptomë e vazhdueshme globale”.

Arsyeja e këtij ndryshime ishte sepse qeveria ka dëgjuar shqetësimet e sektorëve të punës të cilët kërkonin në mënyrë urgjente zhbllokim të fuqisë së punës, shkak i mungesës së punëtorëve.

Wood këto ndryshime i sheh me një ndikim pozitiv në fuqinë punëtore, dhe e parashikon qe kjo do të jetë përfituese sepse do të rritet gjithashtu numri i pushuesve gjatë sezonave.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika