Abdixhiku: Refuzimi i themelimit të komisionit hetimor, tregon frikën e pozitës

LDK, ka kërkuar që sa më shpejtë të themelohet komisioni hetimor në lidhje me energjinë. Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar partinë në pushtet se po e pamundëson një gjë të tillë, sipas tij nga frika se do të dalë e vërteta

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka kërkuar themelimin e komisionit për hetim parlamentar në lidhje me energjinë.

Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se refuzimi i një hetimi të tillë, tregon për frikën e opozitës “rreth së vërtetës që megjithatë do të zbardhet herët apo vonë”.

Ai ka akuzuar pushtetin se po tregohen arrogantë, duke i përdorur numrat që i kanë në parlament.

“Ky refuzim hetimi, është shenjë frike e pushtetit rreth së vërtetës që megjithatë do të zbardhet herët apo vonë. Sa më i fortë refuzimi, aq më i domosdoshëm bëhet hetimi. Dhe sa më i domosdoshëm hetimi, aq më e drejtë bëhet kërkesa jonë për të”, ka shkruar Abdixhiku.

LDK

Tutje, Abdixhiku, ka potencuar se konstruktuvitetin e partisë së tij, partia në pushtet e ka marrë si të mirëqenë. Sipas tij, është tejet i nevojshëm themelimi i një komisioni i cili do t’i hetonte sipas tij parregullësitë që kanë ndodhur në sektorin e energjisë.

“Kjo sjellje e jonë duket se është marrë si e mirëqenë. Sot, s’ka interes tjetër më madhor se sa hetimi i shtrenjtimit enorm të faturave që prekin secilën shtëpi e familje në Kosovë – e zbardhja e fatit të qindra milionave të shpërndara si subvencion. Kushdo që frigohet nga ky hetim, ka se çfarë të tregojë”, tha Abdixhiku.

Në fund, kryetari i LDK-së, bëri të ditur se partia që ai e drejton nuk do ta përkrah ansjë nismë tjetër parlamentare, nëse nuk themelohet komisioni hetimor për energji.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika