AGK: 74 raste të kërcënimeve e sulmeve ndaj gazetarëve më 2023, 30 prej tyre në veri

Gazetarët, kameramanët dhe punonjësit e medias gjatë vitit 2023 kanë qenë cak i cenimit të shprehjes së mendimit të lirë dhe kryerjes së punës dhe përgjegjësisë. Statistikat e AGK-së dhe të Policisë së Kosovës tregojnë për një rritje të numrit të rasteve të kërcënimeve, të sulmeve dhe të pengimit të gazetarëve për kryerjen e detyrës së tyre

Foto ilustruese

Shprehja e lirë e mendimit në rrjete sociale apo medie elektronike e të shkruara, fatkeqësisht po rezulton me dhunë fizike dhe kërcënime në Kosovë.

“Alarm i së vërtetës”

Shprehja e lirë e mendimit është e garantuar me Kushtetutë, në mesin e lirive dhe të drejtave themelore kjo duket që nuk po u bën përshtypje atyre që po kryejnë akte dhune. Gazetarët dhe punonjësit e medieve janë ata që po e pësojnë më së shumti.

Puna e punonjësve të medieve është përçimi i së vërtetës deri te publiku. Por, nëse dikujt mund të mos i pëlqej ajo çfarë është thënë, shkruar apo raportuar, janë rrugët e tjera për të ndjekur, e jo dhuna e kërcënimet.

Rasti i Fatlum Berishes

Vetëm gjatë muajit dhjetor të vitit 2023 ishin raportuar pesë raste të ndryshme ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias.

“Pengim në kryerjen e detyrës ndaj gazetares Blerta Dalloshi-Berisha me 28, pengim dhe sulm ndaj gazetares Rinë Haziri me 16, kërcënim me jetë ndaj gazetarit Fatlum Berisha, Kërcënim po ashtu edhe ndaj gazetarit Burim Pacollit me 14 si dhe me 1 dhjetor pengim në punën e gazetares Behare Bajraktari”, janë rastet e cenimit të shprehjes së lirë të mendimit.

Jo vetëm gazetarët janë ata që pengohen në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësisë së tyre. Sulme dhe kërcënime pranojnë edhe kameramanët e medieve të ndryshme të vendit.

Pamje nga vendi i sulmimit tË Kameramanit

Në njërën prej tyre shihet se si shtyhet me forcë kameramani i Zërit të Amerikës, Bujar Sylejmani, i cili ishte duke kryer punën e vet profesionale.

Ky “kontakt fizik i shtyrë me forcë” ka ndodhur më 29 nëntor 2023, gjatë protestës së mbajtur nga Partia Socialdemokrate(PSD) kundër Ekaterina Trendafilova – kryetare e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale.

Fokusi kryesor i sulmeve ndaj gazetarëve gjatë vitit 2023 janë sulmet në veri. Sipas Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) janë 30 sulme ndaj punonjësve të medieve në veri të raportuara.

Përveç sulmi ndaj punonjësve të mediave në veri, janë sulmuar e dëmtuar edhe automjetet e tyre. Në foto shihet një veturë e RTV Dukagjini e cila është dëmtuar nga huliganët serb në veri të vendit.

Disa nga titujt kryesorë të sulmeve ndaj punonjësve të medieve në veri gjatë protestave të serbëve lokalë:

Ekipi i ATV-së sulmohet me gurë në Zveçan, lëndohen gazetari dhe kameramani
Sulmohet ekipi i RTV21 në Zveçan nga protestuesit serbë
Sulmohet vetura me ekipin e REL-it në Zubin Potok
Sulmohet vetura e ekipit të RTV Dukagjinit në Leposaviq
Sulmohet ekipi i RTV21 në Mitrovicën e Veriut

Statistikat vjetore të AGK-së

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) më 29 dhjetor të 2023 ka bërë të ditur se 74 raste të kërcënimeve e të sulmeve janë raportuar nga gazetarët dhe mediet përgjatë vitit 2023.

Sipas njoftimit, 30 prej këtyre rasteve janë shënuar përgjatë raportimit të gazetarëve dhe të medieve në veriun e Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, pjesa tjetër e rasteve është raportuar nga terrene të ndryshme.

Të dhëna të paraqitura nga AGK

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u bënë thirrje kolegëve dhe mediave që të mos hezitojnë që t’i raportojnë rastet e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj tyre, pasi që vetëm në këtë mënyrë përgjegjësit e këtyre veprimeve mund të përballen me drejtësinë”, thuhet në komunikatën për media.

Njëherësh, AGK-ja i ka bërë thirrje policisë, prokurorisë dhe gjykatave të që të mos i neglizhojnë rastet e gazetarëve e medieve, por t’i trajtojnë ato me prioritet, në mënyrë që personat të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre.

Ndërsa, Policia e Kosovës, përmes një përgjigjeje me shkrim për Portalin Dukagjini, ka bërë të ditur se gjatë periudhës janar-tetor 2023 ka trajtuar 28 raste për veprat penale si: 10 raste për kanosje, 2 për zjarrvënie, 7 dëmtim prone, gjashtë për sulm si dhe tri raste për ndërhyrje në sistemin kompjuterik.

Sipas statistikave të dërguara nga Policia e Kosovës, thuhet se:

“Lidhur me rastet e iniciuara pas veprimeve hetimore të cilat janë zhvilluar, në prokurori janë dërguar:

  • 11 raste me kallëzim penal kundër 13 personave të dyshuar,
  • 2 raste me raport të veçantë, pasi që nuk janë gjetur elemente të veprës penale,
  • 6 raste me kallëzim penal kundër personave të pa njohur dhe
  • 9 raste ende janë nën hetim”.

Ndërsa, nga Policia e Kosovës janë arrestuar dhe ndaluar tetë persona të dyshuar për veprat penale të lartcekura.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika