Ambasadori gjerman uron Shiroka-Pulën: Gjermania dhe Kosova gëzojnë një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka uruar presidenten e sapozgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Sipas një deklarate të ambasadës gjermane, Rudolph ia ka përcjellë urimin Shiroka-Pulës përmes një letre, duke theksuar partneritetin e fortë dhe të qëndrueshëm mes Gjermanisë dhe Kosovës.

“Gjermania dhe Kosova gëzojnë një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm. Ky bashkëpunim i ngushtë ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e stabilitetit dhe zhvillimit në rajon”, thuhet në letrën e ambasadorit Rudolph.

Ai ka shprehur gjithashtu gatishmërinë për të bashkëpunuar me Presidenten e re në avancimin e agjendës evropiane të Kosovës.

“Mezi pres të punoj me ju për të avancuar agjendën evropiane të Kosovës”, ka deklaruar Rudolph.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika