E marta edhe kësaj here në Radio Dukagjini solli një artist të ri e shumë të talentuar, si dhe përformancë live nga ai.
I ftuar sonte në emisionin “Super Trend” me Drilonën dhe Mirdonin, ishte artisti Ardonat Blakçori, i cili me kitarën e tij, përformoi disa këngë të bukura shqipe e të huaja.
Blakçori deklaroi se talentin e tij më së shumti e shfaq në platformat sociale, Tik Tok e Instagram, ku edhe është në kontakt të drejtpërdrejt me publikun që e përcjellë.
Artisti i ri theksoi se këndon edhe nëpër bare e kafene, zakonisht në qytetin ku jeton, në Podujevë, por thotë se kërkesa të shumta për përformanca ka edhe nga Prishtina.