Të hënën e 14 nëntorit, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit nuk ka rezultuar asnjë rast pozitiv me COVID-19, gjersa një qytetar është shëruar.

Ministria e Shëndetësisë njofton se asnjë person nuk ka vdekur ndërsa janë nëntë raste aktive me COVID-19.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se numri i qytetarëve të vaksinuar me dozën e parë të vaksinës është 904 mijë e 449. Me dozën e dytë janë vaksinuar 824 mijë e 883 qytetarë.

Gjersa numri i qytetarëve të vaksinuar me dozën e tretë është është 105 mijë e 338 qytetarë dhe një mijë e 854 të tjerë janë vaksinuar me dozën përforcuese.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë për gjendjen 24-orëshe të COVID-19 në Kosovë