Avokati i familjes Zejnullahu, Asdren Hoxha, ka deklaruar se nuk është lejuar të marrë pjesë në seancën gjyqësore që po zhvillohet sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës – dega në Lipjan, ndaj pesë policëve të dyshuar për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia” në rastin e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu.

“Unë kërkova sqarime disa herë, mirëpo qasja ishte e atillë që mos me marrë pjesë,” tha Hoxha para mediave. Ai shtoi se njoftimin për përjashtimin nga seanca e kishte marrë përmes një telefonate nga recepsioni i gjykatës, ku iu tha se pala e dëmtuar nuk duhet të jetë e pranishme.

“Kjo është për keqardhje,” theksoi ai.

Seanca po mbahet ndaj pesë zyrtarëve policorë, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në rastin që çoi në vdekjen tragjike të Agon Zejnullahut.

Kjo “vrasje nga pakujdesia” ka ngjallur reagime te ashpra edhe nga kreret e shtetit.

Osmani kërkon hetim të pavarur dhe drejtësi për vdekjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vdekjes tragjike të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili vdiq në rrethana të dyshimta gjatë një ndërhyrjeje të Policisë në Lipjan.

Presidentja Osmani kërkoi transparencë të plotë, hetim të menjëhershëm, të pavarur dhe profesional, si dhe ndëshkim të të gjithë atyre që kanë shkelur ligjin apo kanë tejkaluar kompetencat.

“Ngjarja e rëndë dhe tronditëse e vdekjes së një të riu 27-vjeçar, rreth së cilës ekzistojnë dyshime serioze se ka ndodhur gjatë ndërhyrjes së policisë, kërkon urgjentisht transparencë të plotë, përgjegjësi institucionale dhe drejtësi të pakompromis.


Kurti: Anti-fushata ndaj Policisë pas vrasjes së Agon Zejnullahut në Lipjan është e dëmshme

“Vrasja nga pakujdesia” e 27 vjeçarit në Lipjan, Sveçla: Jam thellësisht i prekur nga vdekja, pres të zbardhet e vërteta

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar lidhur me rastin e vdekjes së një qytetari në Lipjan, i cili humbi jetën para mëngjesit të 7 korrikut gjatë ndërhyrjes së Policisë së Kosovës. Sveçla tha se sapo është informuar për rastin, ka kërkuar veprim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse.

“Jam thellësisht i prekur nga lajmi për vdekjen e qytetarit tonë para mëngjesit të djeshëm në Lipjan. Si Ministër i Punëve të Brendshme, sapo jam informuar për ngjarjen, kam kërkuar angazhim urgjent dhe profesional nga Inspektorati Policor i Kosovës, si dhe bashkëpunim të plotë të Policisë së Kosovës gjatë këtij hetimi,” deklaroi Sveçla.

Ai konfirmoi se hetimet janë duke u zhvilluar me intensitet maksimal dhe se bashkëpunimi institucional është kyç për zbardhjen e rastit.

Haxhiu: Po bëhen përpjekje maksimale që të përfundojë sa më shpejt raporti i autopsisë për Agon Zejnullahun

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se po bëhen përpjekje që sa më shpejt të përfundojë raporti i autopsisë.

“IML është duke bërë përpjekje maksimale për të kryer sa më shpejt edhe analizimin histopatologjik dhe toksikologjik të mostrave indore të marra gjatë autopsisë, në mënyrë që të përfundojë sa më shpejt raporti i autopsisë,” tha Haxhiu.