Avokati serb Stojkoviq për regjimin e Vuçiqit: Më ndaluan në kufi pasi vendosa lule mbi varrin e një fëmije shqiptar

Avokati i opozitarit serb Nikolla Sanduloviq, Çedomir Stojkoviq, ka kritikuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq pas ndalimit të tij nga autoritetet serbe në aeroportin Nikolla Teslla. Sipas tij, kjo ndodhi pas vendosjes së luleve në varrin Blinera Jasharit në Prekaz dhe deklarimeve kërcënuese të Vuçiqit nga Davosi

Avokati i opozitarit serb Nikolla Sanduloviq, Çedomir Stojkoviq ka thënë se pas vendosjes së luleve në Prekaz dhe pas deklarimeve të presidentit serb, Aleksander Vuçiq është ndaluar nga autoritetet serbe në aeroportin Nikolla Teslla.

Ai përmes rrjetit social “X” tha se “Kjo ndodhi si pasoj e vendosjes së luleve mbi varrin e një fëmije shqiptar të vrarë në Kosovë dhe pasi Aleksandar Vuçiq nga Davos tha për media se është ‘turp për gjithë jetën” një veprim i tillë, andaj për këtë “prokuroria dhe policia duhet të bëjnë punën e tyre në këtë çështje’ “.

Tutje ai ka thënë se klienti i tij, përkatësisht Nikolla Sanduloviq ditë më parë “është rrahur për të njëjtën gjë”.

“Sanduloviq për të njëjtën gjë u rrah, u arrestua dhe u mbajt në paraburgim për 10 ditë”.

“Nëse Joseph Goebbels do të ishte bërë Kryeministër/President në vend të Konrad Adenauer-it pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania do të ishte sot njësoj si Serbia, ku jo pas Sllobodan Millosheviqit, ministri i propagandës së Millosheviqit, Aleksandar Vuçiq u bë President/Kryeministër”, ka shkruar ai.

Ai tutje ka thënë që të qëndrojmë në pritje “për zhvillime të mëtejshme…” nga regjimi serb i Beogradit.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika