“BE-ja jo vetëm që propozon drafte, por avash avash të detyron t’i pranosh”, thotë Hasanpapaj

Juristi Bardhyl Hasanpapaj, ka thënë se draftet që propozon Bashkimi Evropian, e detyron shtetin dalëngadalë që t’i pranojë ato

Juristi Bardhyl Hasanpapaj, i ftuar në emisionin “FIVE”, TV Dukagjini

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë sot se Kosova ka të drejtë të propozojë vetë draftin e Asociacionit dhe se nuk mundet që Bashkimi Evropian të ndërhyjë në këtë proces duke ia marrë këto kompetenca.

Konjufca kritikon BE-në: S’po e trajton Kosovën si shtet, po e diskriminon              

Juristi Bardhyl Hasanpapaj, i ftuar në emisionin “FIVE”, ka folur poashtu rreth draftit të Asociacionit, duke thënë se Bashkimi Evropian do e detyrojë Kosovën që të pranojë draftet që propozojnë.

“Janë bërë drafte mbi drafte, megjithatë nuk mund ta nënvlerësojmë faktin që BE-ja jo vetëm propozon drafte, por avash avash të detyron edhe t’i pranosh ato”, tha Hasanpapaj.

Teksa thotë se me draftin e propozuar nga Bashkimi Evropian, është pajtuar vetë kryeministri, Albin Kurti.

“Me draftin asociacionit që ka propozu BE-ja njëherë është pajtu Kurti e ka shpreh gatishmërinë që të nënshkruhet në prani të liderëve në Bruksel, ka qenë kërkesa që të nënshkruhen tri dokumentet Marrëveshja Brukeselit, Aneksi Ohrit dhe drafti asociacionit”.

Ai shtoi se kryeministri e kishte prezantuar në kuvend draftin e Asociacionit si më të mirë krahasuar me draftet paraprake.

INTERVISTA E PLOTË:

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika