Bërnabiq kërkon falje që Kosova u cilësua Republikë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se në një prej raporteve të publikuara në ueb-faqen e Qeverisë serbe që ishte shkruar Republika e Kosovës, ka ndodhur për shkak të përkthimit në gjuhën angleze

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se në një prej raporteve të publikuara në ueb-faqen e Qeverisë serbe ishte shkruar Republika e Kosovës, duke shtuar se ky rast kishte të bënte me gabim gjatë përkthimit.

Bërnabiq tha për Radio Televizionin e Serbisë se gabimi kishte ndodhur në përkthimin në gjuhën angleze. Ajo tha se ky gabim “është i rëndë dhe i pafalshëm i përkthyesit”.

Kosova shpalli pavarësinë më 2008, por Beogradi refuzon që ta njohë atë. Qëndrimi zyrtar i Serbisë është që Kosova është ende pjesë e saj.

Bërnabiq tha se përgjegjësi ka edhe ekipi i zyrës për media në Qeverinë serbe, prandaj ajo shtoi se do të ketë pasoja për punëtorët që lëshuan këtë gabim, shkruan REL.

Kryeministrja serbe tha se kjo përmbajtje është larguar menjëherë nga ueb-faqja e Qeverisë serbe.

“Nuk mund të flija mbrëmë, nuk e di se çfarë po bëj. Por, më vjen keq që kjo po përdoret nga opozita për të fituar poenë politikë”, tha Bërnabiq.

Kryeministrja serbe, po ashtu, foli edhe për vizitën e planifikuar për 6 shkurt të të dërguarit të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, në Prishtinë dhe Beograd.

Ajo tha se aktivitete të tilla diplomatike po shtohen dhe presioni po intensifikohet, duke shtuar se beson në garancitë e komunitetit ndërkombëtar sa i përket themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Bërnabiq tha se Lajçak do të vizitojë fillimisht Prishtinën, dhe se sipas saj, atje qëndron problemi i themelimit të Asociacionit. Ajo theksoi se nuk i intereson qëndrimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me këtë çështje.

Kryeministrja serbe tha se palët janë pajtuar që të formohet Asociacioni në kuadër të marrëveshjeve të arritura në Bruksel më 2013 dhe 2015 dhe theksoi se beson në garancitë e komunitetit ndërkombëtar se Asociacioni do të formohet në bazë të marrëveshjeve të arritura në dialog.

Kosova kundërshton themelimin e një asociacioni njëetnik, duke shprehur frikën se mund të krijohet një Republika Sërpska, ashtu sikurse në Bosnjë e Hercegovinë.

SHBA-ja dhe BE-ja po kërkojnë që Kosova të zbatojë marrëveshjet për Asociacionin. Uashingtoni ka shprehur qartë se është kundër themelimit të një asociacioni që do t’i ngjasonte Republikës Sërpska.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika