“Çështja e Hagës s’duhet të konsiderohet monopol i PDK-së”, thotë Jasharaj
Analisti politik Durim Jasharaj ka deklaruar se çështja e Hagës dhe gjykimi i ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk duhet të trajtohen si përgjegjësi e Partisë Demokratike të Kosovës.
Në Debat Plus, Jasharaj ka thënë se, sipas tij, është krijuar një perceptim se PDK-së i takon të merret me çështjen e Hagës, për shkak se dy nga ish-drejtuesit e kësaj partie po gjykohen atje.
Megjithatë, ai ka theksuar se ish-krerët e UÇK-së nuk po gjykohen në Hagë si drejtues të PDK-së, por si drejtues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai ka vlerësuar se angazhimi i PDK-së në këtë çështje nuk duhet të pengohet, por as të krijohet përshtypja se vetëm kjo parti ka të drejtë të merret me të.
Jasharaj ka kritikuar edhe mënyrën se si, sipas tij, është konceptuar dhe paraqitur iniciativa për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se fakti që ligji është sponsorizuar nga PDK-ja nuk nënkupton se mbrojtja e tij duhet të shihet si çështje vetëm e kësaj partie.
“Pra, unë mendoj që PDK-ja, si parti, angazhimi i saj natyrisht që ne nuk mund ta ndalim, nuk duhet as ta cenojmë atë angazhim, mirëpo nuk duhet me u konsideru si monopol i PDK-së çështja e Hagës dhe çështja e gjykimit të krerëve atje. Andaj, kjo ka qenë një pikënisje e gabume, sipas meje, duket se e kemi pranu këtë lloj konceptimi të PDK-së. Haga nuk është çështje e brendshme e një partie politike”, ka dekalaruar ai















