Çitaku: Kurti po e vazhdon vallen e përçarjes së shqiptarëve në Ballkan

Sot mbahet tubimi mbështetës për zgjedhjet në Luginën e Preshevës në Prishtinë e ku pritet të marr pjesë edhe kryeministri Kurti. Lidhur me këtë, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se "Albin Kurti po e vazhdon vallen e përjçarjes së shqiptarëve në Ballkan"

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, “po e vazhdon vallen e përjçarjes së shqiptarëve në Ballkan”.

“Pas ndërhyrjes në zgjedhjet e Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, sot paska takim elektoral me vetëm një parti politike të Luginës”, ka thënë Çitaku.

Ajo ka thënë se Kurti është “duke i fryer zjarrit” të ndasive mes popullit në Luginë.

“Nuk kam arritur ende ta kuptoj entuziazmin e Kurtit për përçarje e ndasi – por kjo gjë nuk ka sjellë asnjëherë diçka në dobi të shqiptarëve. I papërgjegjshëm deri në ekstrem”, ka thënë nënkryetarja e PDK-së.

Sot, në Prishtinë do të mbahet një tubim mbështetës për zgjedhjet në Luginën e Preshevës.

Lexo më shumë: Zgjedhjet në Luginë të Preshevës, sot Kurti merr pjesë në tubimin mbështetës

Siç raporton EO, aty do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili shkon aty për të përkrahur kandidatët për kryetar të Preshevës dhe Bujanocit, Ardita Sinani dhe Ragmi Mustafi.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika