Çollaku për sulmin ndaj Sanduloviqit, thotë se neodiktatura e Vuçiqit bën veprime deri në likuidimin e zërave ndryshe në Serbi

Fatmir Çollaku ka thënë se sulmi kundër Sanduloviqit nga BIA serbe shpërfaq pushtetin e Vuçiqit dhe si i tillë është kërcënim për zërat opozitarë dhe shpreh diktaturën ultra-nacionaliste në Serbi

Fatmir Çollaku, njohës i Sigurisë, në emisionin FIVE të RTV Dukagjinit ka komentuar sulmimin dhe dhunën ndaj liderit opozitar serb, Nikola Sanduloviq, të ushtruar nga Shërbimi Sekret i Serbisë (BIA), pasi ky i fundit ka bërë homazhe në Prekaz te varri i Adem Jasharit, ku edhe ka kërkuar falje publike për krimet e Serbisë në Kosovë.

Sipas Çollakut, ky sulm ka portretizuar shumë mirë se çfarë është pushteti i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Ky sulm tregon konceptin e politikanëve serbë të Vuçiqit, që nënkupton në kërcënimin e zërave ndryshe deri në likuidimin e tyre”, ka thënë Çollaku.

“Tregon atë diktaturën ultra nacionaliste serbe, e cila me çdo kusht dhe mjet përpiqet me ndrydh edhe mi ngulfat zërat ndryshe opozitar në Serbi. Jetësim në praktikë i konceptit diktatorial që është në fuqi në Serbi në krye me Vuçiqin”, ka shtuar ai.

Më tej, Çollaku ka përfunduar duke thënë se këto ngjarje për të kanë qenë befasi, pasi sipas tij, në Serbi mbizotëron neodiktatura.

Dhuna ndaj Sandullviqit është mesazh

Ish-ushtaraku i FSK, Hysen Gecaj ka thënë  se rrahja e Sandullviqit, ka pasur qëllim të dërgoi mesazh për qytetarët dhe politikanët serbë se çdo kush që mendon ndryshe do të përballet me një gjë të tillë.

Ish-ushtaraku, Hysen Gecaj

“Kjo ngjarje që ka ndodhur është dhe një mesazh për ata qytetarë dhe politikanë që kanë një mendim ndryshe nga Qeveria e Serbisë. Edhe ky mesazh është se secili serb duhet t’i nënshtrohet diktatit të  presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiqit”, ka thënë Gecaj.

Ai ka përfunduar duke thënë se Vuçiqi nga pushteti autoritar ka kaluar në premisa të diktaturës pasi sipas Gecajt, presidenti serb ka ambiciet dhe synimet që “vetëm zëri tij dhe vendimet e tij të shihen si përfundimtare.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika