Dodik pas takimit me Vuçiq në Beograd: Jemi gati t’i ndihmojmë serbët e Kosovës

Milorad Dodik pas takimit me Aleksandar Vuçiq në Beograd ka thënë se Republika Srpska është e gatshme t'i ndihmoj serbët e Kosovës pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit

Milorad Dodik





Lideri i serbëve në Bosnje e Hercegovinë (BeH), Milorad Dodik, është deklaruar se “Republika Srpska” është e gatshme t’i ndihmojë serbët e Kosovës.

Kështu është shprehur Dodik përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ku ka theksuar se është e rëndësishme që të ketë unitet mes dy vendeve.

“Republika Srpska’ është e vendosur dhe e gatshme të ofrojë mbështetje të fuqishme dhe të ndihmojë popullin tonë në Kosovë në çdo gjë”, ka shkruar ai.

“Është me rëndësi të madhe që të ketë unitet mes dy vendeve tona, ‘Republikës Srpska’, Serbisë dhe Kishës në ruajtjen e interesave të popullit tonë”, shtoi ai.

Kështu është shprehur Dodik pas takimit që pati në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Profirije.

Ndryshe, i pari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se ekziston vetëm një mundësi që ata t’i kthehen institucioneve të Republikës së Kosovës, dhe ajo është, kur Kosova do ta miratojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe (AKS).

Sipas tij, “serbët e Kosovës nuk e kërcënojmë askënd, por po përpiqemi ta ruajmë qetësinë dhe stabilitetin si dhe të drejtën tonë për qëndrimin tonë në mënyrë të dinjitetshme”.

Më tej, ai ka thënë se në katër komunat veriore, do t’i ndalojnë edhe përfaqësuesit e serbëve në Polici dhe organet gjyqësore si dhe administratën.

Rakiq ka përfunduar duke thënë se janë duke kërkuar nga Republika e Kosovës që “menjëherë të fillojë të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe të gjitha marrëveshjet që janë arritur deri tash në dialog mes Prishtinës dhe Beogradit”.





Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika