Dy probleme të mëdha me të cilat pritet të ballafaqohet ekipi i Barcelonës

Zbulohet shuma totale e pagave që i jep Barcelona, të cilat do t’i shkaktojnë probleme serioze me Rregulloret e Fair Play Financiar (FFP)

FC Barcelona

Është bërë e ditur, që shuma totale e pagave që i jep Barcelona do t’i sjellë telashe të mëdha asaj, pasi që pagat e ekipit të parë të Barcelonës ishin në 386 milionë euro në qershor.

Mateu Alemany dhe Jordi Cruyff, dy drejtorët e Barcelonës, që të dy kanë punuar gjatë gjithë kohës për të ulur faturën e madhe të pagave të ekipit të parë që e trashëguan nga administrata e Josep Maria Bartomeu. Lojtarët me të ardhura të larta si Antoine Griezmann, Philippe Coutinho dhe Lionel Messi u larguan në mënyrë strategjike nga ekipi.

Sidoqoftë, Barcelona tani ka dy probleme të mëdha që i shkaktojnë telashe serioze me Rregulloret e Fair Play Financiar (FFP).

E para ka të bëj me seksionet e klubit. Krejt kjo, pasi që ekipi i Barcelonës krenohet që është më shumë se një klub. Në të vërtetë Barça është një nga markat më të forta sportive në Evropë me ekipe të suksesshme të basketbollit, hokejit dhe hendbollit. Barça Femeni është gjithashtu skuadra më e mirë e femrave në Evropë. Klubi shpenzon 91 milionë euro për këto seksione dhe kjo e rrit faturën e pagave të saj në 477 milionë euro.

Lojtarët e ekipit të Barcelonës festojnë fitoren e ekipit të tyre me trofeun në podium pasi fituan ndeshjen e futbollit final të Ligës së Kampionëve të UEFA-s për femra ndërmjet FC Barcelona dhe Wolfsburg në stadiumin Philips, në Eindhoven, më 3 qershor 2023./ Kredia e imazhit: Getty Images

Ndërsa, problemi i dytë ngërthen në vete të huazuarit e Barçës që u kthyen në klub pas skadimit të periudhës së tyre të huazimit. Faturat e pagave të të huazuarëve të kthyer ishte 54 milionë euro. Ku ky ndryshim, e rriti faturën totale të pagave të Barçës në 531 milionë euro.

Sidoqoftë, siç duket arsyeja pse Barça është përpjekur të largojë shumicën e të huazuarve ishte shmangia për t’i shpëtuar çdo sanksioni të Fair Play Financiar, respektivisht të FFP-së.

Lojtari i parë që u largua ishte Samuel Umtiti, kontrata e të cilit u shkëput.

Por, Barça siç duket ka ende një rrugë të gjatë për të bërë në aspektin financiar./Telegraf

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika