Dy të arrestuar në Pejë për lëndim të rëndë të një personi
Një viktimë ka pësuar lëndime të rënda trupore pas një përleshjeje nga persona të dyshuar, në Pejë. Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës bën të ditur se ёshtё identifikuar vendndodhja e personave tё dyshuar, dhe tё njëjtit janё arrestuar. “Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 08.12.2022, rreth orёs […]
Një viktimë ka pësuar lëndime të rënda trupore pas një përleshjeje nga persona të dyshuar, në Pejë.
Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës bën të ditur se ёshtё identifikuar vendndodhja e personave tё dyshuar, dhe tё njëjtit janё arrestuar.
“Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 08.12.2022, rreth orёs 22:30, ёshtё njoftuar se nё fshatin Novosellё-Pejё ka ndodhur njё incident. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, aty ka kuptuar se gjatё njё përleshje personat e dyshuar e kanё sulmuar fizikisht viktimën duke i shaktuar lëndime tё renda trupore, viktima ёshtё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor, ndёrsa tё dyshuarit janё larguar nga vendi i ngjarjёs. Pas një pune intensive të hetuesve tё Stacionit Policor nё Pejё, me datё 09.12.2022, ёshtё identifikuar vendndodhja e personave tё dyshuar, dhe tё njëjtit janё arrestuar”, thuhet në komunikatë.
Krahas kësaj, bëhet e ditur se pas intervistimit të të dyshuarve, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të njëjtit janё dërguar në mbajtje pёr 48-orё.















