Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Enis Pllana, ka konfirmuar për Dukagjinin se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Sipas informatave fillestare, lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Pllana.

Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit.

Aksident në Prishtinë, dyshohet se janë përfshirë dy automjete

Të fundit nga rubrika